27 Prill 2024

BE, marrëveshje për ndihmë Portugalisë

Lisbonë, 4 maj - Portugalia ka arritur një marrëveshje me Bashkimin Europian, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për nja ndihmë prej 78 miliard eurosh që do të jepet në për një afat kohor prej 3 vitesh.

Lajmi njoftohet nga agjensia e lajmeve Bloomberg e cila citon kryeministrin e dorëhequr, Hoze Sokrates që nga ana e tij e ka cilësuar marrëveshjen “të mirë”.

“Është një marrëveshje e mirë. Sigurisht nuk ekzistojnë programe e asistencë financiare që hapin shumë vende të reja pune, por nuk parashikojnë shkurtime të mëtejshme të buxhetit dhe të shpenzimeve publike”, thotë Sokrates.

Portugalia prej muajsh po përballet me një situatë jo të mirë financiare, e cila coi edhe në një krize politike vendin. Muaj më parë, Sokrates coi në parlamentin vendas planin për reduktimin e deficitit buxhetor, plan ky i rrëzuar edhe nga vetë partia e tij.

Pas kësaj, kryeministri portugez zgjodhi të japë dorëheqjen. Ai qendron në detyrë si kryeministër i dorëhequr për tejkalimin e periudhës së vështirë në të cilën ndodhet vendi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)