14 Maj 2024

BE ka planifikuar që për vitin 2012 t'i jap Kosovës 70 milionë euro

Prishtinë, 15 shkurt - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Isa Mustafa, ka pritur të mërkurën në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë Samuel Zbogar.

Kryetari Mustafa pasi i ka uruar z.Zbogar suksese në detyrën e tij, ka shprehur kënaqësinë që Zbogar vjen nga një shtet që i ka dhënë përkrahje të madhe Kosovës.

Zbogar theksoi se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovës, është që ta përkrahë Kosovën në rrugën drejt BE-së.

“Për këtë qëllim edhe është vendosur që zyra e Komisionit Evropian në Kosovë të jetë edhe ajo e përfaqësuesit të BE-së për Kosovë”, ka thënë Zbogar.

Zbogar ndër të tjera ka thënë se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar BE-ja ka ndërmarrë vendime të rëndësishme për Kosovën përfshirë fillimin e procesit për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale tregtare si dhe proceset tjera që do të vazhdojnë.

Në cilësinë e ndërlidhësit mes Brukselit dhe Kosovës Zbogar ka përmendur edhe përkrahjen në shumën prej 70 milionë eurosh, të cilën shumë BE-ja ka planifikuar për vitin 2012.

Zbogar përmendi rëndësinë e procesit të dialogu Kosovë-Serbi dhe ndihmën që BE-ja  është e gatshme ta ofroj në këtë aspekt që nënkupton integrimin e veriut, përfaqësimin rajonal të Kosovës etj.

Kryetari Mustafa ka thënë se LDK-ja ka pasur vërejtjet e saja rreth fillimit të procesit të dialogut Kosovë - Serbi, veçmas ndaj aspektit të përgatitjes jo të duhur,  agjendës jo të qartë , dhe qasjes jo transparente ndaj Parlamentit dhe të opinionit publik.

Kryetari Mustafa potencoi se LDK-ja, si një parti që ka trashëguar konceptin e presidentin historik Rugova, vazhdon të ketë parimine njëjtë që çështjet të zgjidhen përmes dialogut, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)