29 Prill 2024

BE ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me Brazilin, Rusinë, Indinë e Kinën

Bruksel, 3 shkurt - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për punët e jashtme dhe politikat e sigurimit Catherine Ashton theksoi se Bashkimi Evropian ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me ekonomitë e reja, e sidomos me vendet e BRIC-ut (Brazilin, Rusinë, Indinë e Kinën).

Znj. Ashton tha se rëndësia e ekonomive të reja, sidomos e atyre të vendeve të BRIC-ut, në çështjet ndërkombëtare është bërë më e dukshme.

Megjithëse vendet e BRIC-ut janë të ndryshme nga shumë anë, të gjitha ato janë partnere strategjike të Bashkimit Evropian dhe kanë marrëdhënie të ngushta me të.

Bashkimi Evropian duhet të zhvillojë "marrëdhënie të forta" me të gjitha vendet e BRIC-ut, u shpreh baronesha Ashton. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)