26 Mars 2023

BE-ja prezanton Strategjin 2020 për rritjen ekonomike

Bruksel, 4 mars – Me një strategji dhjetëvjeçare Komisioni i BE-së synon t'i japë hov rritjes ekonomike dhe të krijojë vende të reja pune në Evropë.

Presidenti i Komisionit, José Manuel Barroso, prezantoi në Bruksel të ashtuquajturën "Strategjia 2020". Ai pret që me anë të saj të arrihet një rritje prej të paktën 2%.

Paketa përmban objektiva konkretë për rritjen ekonomike në vendet anëtare, si dhe ndihma financiare për anëtarët më të dobët financiarisht.

Kryetarët e qeverive të vendeve të BE-së do ta diskutojnë strategjinë e re në samitin e tyre të ardhshëm në fund të marsit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)