17 Maj 2024

BE inauguron qendrën e re sportive dhe kulturore

Prishtinë, 2 nëntor - Një qendër e re sportive dhe kulturore e financuar nga BE-ja u inaugurua sot, në fshatin Llabjan, komuna e Novobërdës.

Ushtruesi i detyrës i shefit të Zyrës ndërlidhëse të KE-së, Christof Stock tha: "Shpresoj që kjo qendër e re e shkëlqyeshme do të sjellë një ambient apolitik në të cilën njerëzit e këtij vendi do të mësohen të besojnë, respektojnë dhe të punojnë së bashku. Gjithashtu, kjo është një ndërtesë e shkëlqyeshme për mbajtjen e ngjarjeve sportive dhe kulturore, si dhe për përkrahjen e shkollave, OJQ-ve dhe shoqërive civile".

Fusha sportive që do të përdoret për shumë qëllime do t’ia mundësojë komunitetit që të praktikojë një numër të sporteve, siç janë: basketbolli, hendbolli, volejbolli, dhe futbolli i vogël, që mund t’i argëtojë një audiencë deri në 320 persona.

Aktivitetet kulturore do t’i kenë edhe vendet e rezervuara në qendër përmes një salle të baletit dhe të vallëzimit, si dhe një librarie. 

Në tërësi, qendra paraqet një ndërtesë moderne dhe është në përputhje me standardet evropiane. Me sipërfaqe totale prej 1472 m2, ka një hyrje të veçantë për publikun, sportistët dhe administratën, kabinat për ndërrim dhe zyrat.

Pjesa e jashtme përfshinë parkingun, rrugë kalimtarësh si dhe gardhin e sigurisë. Kjo qendër është gjithashtu e pajisur me panele solare si njësi për prodhimin e energjisë, si dhe e siguron qasjen e personave me aftësi të kufizuara.

Ndërtimi i një qendre të re sportive dhe kulturore është bërë me kërkesë nga komuna e Novobërdës për Zyrën ndërlidhëse të KE-së në Kosovë. Projekti i cili kushton pothuajse 1 milionë euro ka kontribuar në ekonominë e rajonit duke angazhuar kompani në punë ndërtuese dhe duke krijuar vende të lira pune.

Ajo gjithashtu shërben në përmirësimin e shëndetit përmes aktiviteteve sportive, si dhe ka rritur kapacitetin e stafit komunal me standardet evropiane të procedurave të ndërtimit dhe të menaxhimit transparent të kontratave.

Ndërtimi i kësaj qendre është pjesë e një plani të gjerë të infrastrukturës, që financohet përmes programit IPA 2007 të Komisionit Evropian, i cili përfshinë projekte tjera në Kosovë, siç janë: qendra të shëndetësisë, fusha sportive të hapura dhe sheshe lojërash.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)