09 Maj 2024

BE i akordon 257 milionë euro fonde Shqipërisë

Tiranë, 13 korrik - Shqipëria do të përfitojë një fond prej 257 milionë euro nga Komisionit Europian.

Ky fond do t`i akordohet vendit tonë për reformat në sektorin e gjyqësorit, në administratën publike, për thellimin e bashkëpunimit rajonal ,për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin dhe në fusha të tjera.

Komisioni Evropian ka akorduar një shumë prej 5.5 miliardë euro, mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, Turqinë dhe Islandën ku Kosova do të përfitojë 203 milionë euro nga viti 2011 deri në vitin 2013.

Turqia prin në listën e atyre që përfitojnë më shumë nga ku fond me një shumë prej 2.5 miliardë euro, Serbia 587 milionë, Maqedonia 304 milionë, ndërsa më pak do të përfitojë Islanda me vetëm 28 milionë euro.

Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule ka thënë se fondet duhet të shërbejnë si katalizator për të gjitha shtetet në rrugën e tyre drejt BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)