25 Prill 2024

BE, gjoba për vendet që kalojnë kufurin e deficitit buxhetor

Bruksel, 27 shtator - Sipas planeve të komisionierit evropian për ekonominë, Olli Rehn, në të ardhmen shpenzimet buxhetore të vendeve anëtare të BE-së nuk duhet t'i kalojnë të ardhurat nga prodhimi i përgjithshëm bruto në një vend.

Kështu thuhet në një dokument të brendshëm të BE-së, të cilin e zotëron edhe gazeta e Dyseldorfit "Handelsblatt".

Sipas këtij dokumenti, ata që shkelin kriteret e deficitit buxhetor do të ndëshkohen, raporton gazeta gjermane.

Në rastin më të keq, qeveria e prekur do të duhej të dorëzonte në Bruksel një gjobë që përfshin 0,2% të prodhimit të përgjithshëm bruto.

Gjoba do të kthehet nëse vendi në fjalë do të arrinte t'i mbante nën kontroll shpenzimet buxhetore. Ministrat e financave të BE-së do të konsultohen mbi këto plane këtë të hënë në Bruksel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)