16 Maj 2024

BE: E duam Greqinë në euro, nëse i vazhdon reformat

Londër, 24 maj - Masat për rritjen ekonomike, politikat fiskale dhe zgjidhjet për krizën e borxhit në eurozonë ishin në fokus të samiitit kritik të Bashkimit Evropian.

Përpara zhvillimit të këtij samiti krerët e KE, FMN dhe BQE ushtrojnë presion mbi Greqinë dhe paralajmërojnë qeverinë e ardhshme të saj, se pa vazhdimin e reformave nuk është i mundur qëndrimi i vendit në euro dhe as ndihma ekonomike.

“Ne duam që Greqia të mbetet një anëtare e familjes evropiane dhe euros, por ajo duhet të ketë vendosmëri për të vazhduar reformat”, tha komisioneri i BE për Ekonominë, Olli Rehn para Parlamentit Evropian, duke shtuar se “nuk ka alternativa të lehta për të zgjidhur krizën e borxhit”.

Gjatë diskutimit në seancën plenare përgatitore të Parlamentit Evropian për samitin, Komisioneri i Çështjeve Monetare dhe zëvendëspresidenti i KE, ka dërguar mesazhin se nuk ka alternativa të lehta për zgjidhjen e problemit të borxhit në vend dhe siguroi, megjithatë, se ai dhe Komisioni kërkon Greqia të mbetet një anëtar i familjes evropiane dhe euros.

Greqia, vërejti ai, ka jetuar për shumë vite përtej aftësive, megjithatë ne do të vazhdojmë të jemi në anën e saj, jo vetëm me ndihmën e paparë ekonomike (të barabartë me 33 000 euro për çdo shtetas grek), por edhe me asistencën tonë teknike në fushën e luftës kundër mashtrimit fiskal.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN, Christine Lagarde tha se “preferencë e qartë e FMN-së është që plani i rimëkëmbjes së ekonomisë greke të miratohet nga pushteti politik, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 17 qershorit”.

Lagarde ftoi forcat politike të fillojnë një dialog konstruktiv me partnerët evropianë dhe FMN, duke shtuar se “puna e FMN-së është për të studiuar të gjitha alternativat e mundshme”.

Duke folur nga Londra, Lagarde tha se “udhëheqësit e euro zonës duhet të bëjnë shumë për të mbështetur zhvillimin dhe avancimin e reformave strukturore pa rritur deficitet”. 

E pyetur lidhur me mjetet që do të përdoren për kapërcimin e krizës në eurozonë, Lagarde sugjeroi “një ndarje më të mirë të barrës financiare ndërmjet vendeve anëtare”. “Ka disa mënyra për të arritur atje”, shtoi ai, pa dhënë hollësira të mëtejshme.

Deklaratë të ngjashme bëri Banka Qendrore Evropiane. Zv.presidenti i BQE, Viktor Konstancio nënvizoi se nuk pret daljen e Greqisë nga euro, dhe ftoi Athinën të bashkëpunojë me Evropën në mënyrë që kriza të mos përhapet në vende të tjera.

“Unë nuk pres që Greqia të dalë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk do të përballet me një situatë të vështirë”, ka thënë Konstancio në diskutimet e panelit në konferencën që u mbajt në Hong Kong.

Sipas Gergk Asmousen, anëtar i Këshillit Drejtues të BQE, një pakt evropian për zhvillim dhe integrim më të thellë politik në zonën e euros, mund të forcojë bashkimin monetar, por vuri në dukje se nuk duhet të ketë relaksim të marrëveshjeve të Bashkimit Financiare mbi disiplinat buxhetore.

Duhet një qeveri që do të garantojë zbatimin e reformave të miratuara në Greqi, pohoi kreu i social-demokratëve në Parlamentin Evropian Hanes Svoboda duke shtuar se “duket qartë se ajo që është imponuar nga ana e Memorandumit është e padrejtë, të paktën në aspektin e sektorit shoqëror. Dhe në këtë nivel ka mundësi lehtësimi”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)