05 Maj 2024

BE dakord për ngritjen e një fondi krizash prej 700 miliardë euro

Bruksel, 21 qershor - Pas një debati disamujor Bashkimi Evropian ra dakord për një fond të ri krizash për vendet e euros me ekonomi në lëngatë.

Kështu njftoi shefi i zonës së euros Jean-Claude Juncker pas një takimi të ministrave të Financave në Luksemburg.

I ashtuquajturi fondi ESM do të ketë një kapital bazë prej 700 miliardë euro dhë do të ngrihet deri në vitn 2013. 80 miliardë euro do të paguhen kesh.

Gjermania do të kontribuojë me 22 miliardë euro. Më parë ministrat e financave të zonës së euros kërkuan nga qeveria greke që të zbatojë kursin e kursimeve përkundër rezistencës së popullsisë.

Vetëm kur Greqia të ketë përmbushur obligimet e saj do të krijohen edhe kushtet për pagesën e këstit të radhës së kreditit, tha ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble në Luksemburg.

Gjatë bisedimeve të tyre për një paketë të re ndihmash prej miliardash për Greqinë e zhytur në borxhe të mëdha, ministrat e financave të euro-zonës parimisht kanë rënë dakord që kreditorët privatë si bankat të përfshihen në paketën e re të shpëtimit.

Por kjo duhet në të vërtetë të bëhet mbi baza të rrepta vullnetare, theksoi kryetari luksemburgas i zonës së euros, Jean-Claude Juncker, pas një takimi të dielën në Luksemburg. Gjermania kishte lobuar fillimisht për një formë të detyruar të përfshirjes së kreditorëve privatë.

Paketa e re e ndihmave do të ketë një volum deri 120 miliardë euro. -Vendimi për lëvrimin e një kësti prej 12 miliardë eurosh u shty për miratim nga ministrat e financave të euro-zonës për në fillim të korrikut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)