07 Maj 2024

BE, arrihet marrëveshje për rikapitalizimin e bankave

Bruksel, 27 tetor - Anëtarët e Bashkimit Evropian (BE) arritën marrëveshje për rikapitalizimin e bankave,  marrëveshja kjo e cila konsiston në një shtim të kapitalit të bankave me 9 për qind.

Arrihet marrëveshja e parë në mbledhjen e krerëve dhe qeverive në Bruksel, për masat urgjente antikrizë.

Një nga pikat e rendit të ditës në tryezën e bisedimeve lidhej me rikapitalizimin e bankave të eurozonës. Sipas burimeve nga Brukseli, mësohet se është arritur konsensusi mbi rikapitalizimin e bankave si një nga objektivat kryesor me një shtim të kapitalit të bankave me 9%.

Por edhe çështja tjetër kryesore e samitit të Brukselit duket se është afër konkludimit. Burime nga Brukseli bëjnë me dije se Fondi Europian i shpëtimit do të shtohet deri në 1 mijë miliardë euro nga 440 që është aktualisht.

Gjithsesi shuma e sakte do të bëhet e ditur në përfundim të negociatave me qeverinë e Athinës mbi paketën e dytë të ndihmës ekonomike.

Ndërsa për kontributin e bankave mbi shpëtimin e Greqisë mësohet se liderët e Francës dhe Gjermanisë, Sarkozi dhe Merkel, kanë marrë iniciativën të negociojnë personalisht me bankierët për zhvlerësimin e borxhit nga bankat greke.

Gjithashtu nga takimi kësaj mbrëmjeje, mësohet se plani i masave konkrete antikrizë, prezantuar nga Berluskoni, në letrën drejtuar Brukselit, ka lënë një përshtypje të mirë dhe është pritur me favor në Europë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)