05 Maj 2024

BB ul prognozën për rritjen globale

Washington, 8 qeershor - Banka Botërore pret që rritja ekonomike globale vitin e ardhshëm të shënojë rritje për 3,2 për qind.

Rritja e çmimeve të ushqimit dhe karburanteve pengojnë rikuperimin e ekonomisë globale këtë vit, ka konstatuar Banka Botërore në raportin më të ri, duke ulur prognozën e rritjes globale për vitin 2011.

Sipas këtyre prognozave për vitin 2011 deri në vitin 2013, Banka Botërore pret që rritja globale për vitin e ardhshëm të jetë 3,2 për qind, derisa në janar ishte pritur rritje prej 3,3 për qind. Vitin e kaluar shkalla e rritjes ekonomike botërore ishte 3,8 për qind.

Vitin e ardhshëm ekonomia globale do të mund të rritej për 3,6 për qind, ndërsa shkallë e njëjtë e rritjes pritet edhe në vitin 2013, vlerësojnë në Bankën Botërore.
Eurozona këtë vit pritet të shkallë të dobët të rritjes prej 1,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e ardhshëm pritet përshpejtim i vogël i rritjes në 1,8 për qind, ndërsa vitin 2012 rritja do të jetë 1,9 për qind.

Rikuperimin në eurozonë edhe më tej po e stopojnë faktorë të pavolitshëm, përfshirë edhe paqartësinë e krizës së borxheve në disa vende të saja anëtare.

Edhe vendet në zhvillim kanë probleme të rritjes ekonomike, andaj në bankë këtë vit pritet të ketë rritje 6,3 për qind, derisa vitin e kaluar ka qenë 7,3 për qind. Shkallë e ngjashme e rritjes pritet edhe për dy vjetët e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)