16 Maj 2024

BB i jep Shqipërisë 50 milionë dollarë për të luftuar varfërinë

Tiranë, 8 qershor - Qeveria e Shqipërisë dhe Banka Botërore firmosën dje marrëveshjen për kredinë e Projektit të Modernizimit të Asistencës Sociale në Shqipëri, në shumën 38 milionë euro apo 50 milionë dollarë.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe për Bankën Botërore, nga Kseniya Lvovsky, shefja për Tiranën.

Projekti do të fokusohet kryesisht në programin e ndihmës ekonomike dhe atë të asistencës për paaftësinë, dhe synon përmirësimin e barazisë përmes përmirësimit të targetimit, përkatësisë dhe mbulimit për të dy programet ndihmës ekonomike dhe atë të asistencës për paaftësinë, për të siguruar që financimet u drejtohen atyre që kanë më shumë nevojë.

Sistemi aktual i asistencës sociale ka nevojë të modernizohet dhe automatizohet në mënyrë që të përmirësojë eficiencën e programeve.

Kjo do të ndihmonte në administrimin më të mirë të asistencës duke identifikuar dhe shmangur gabimet e abuzimet.

Gjithashtu do të ndihmonte qeverinë në marrjen e vendimeve të informuara dhe në kohën e duhur.

“Projekti i Modernizimit të Asistencës Sociale do të kontribuojë në pakësimin e varfërisë”, deklaroi Lvovsky.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)