16 Maj 2024

BB disburson grantin prej 37 milionë euro në Buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 8 qershor - Ministri Bedri Hamza në konferencë për media ka njoftuar se sot ka përfunduar disbursimi i grantit nga Banka Botërore në bazë të Marrëveshjes për Operacionin e dytë të Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm në Kosovë.

Ky grant i  akorduar Kosovës vjen si mbështetje direkte buxhetore në vlerën prej rreth 37.4 milion €, dhe është i përbërë nga 3 pjesë (23 milion € nga Banka Botërore, 12.1 milion € të siguruara nga 10 donatorë dypalësh dhe shumëpalësh (Unioni Evropian, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra), 1.8 milion dollarë nga SHBA).

Banka Botërore në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ka disbursuar edhe 24.3 milion €, si pjesë e Operacionit të pare të Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm (SEDPO 1).Në këtë mënyrë totali i shumës së pranuar është rreth 62 milion €. Fondet janë disbursuar në Buxhetin e Kosovës pas konstatimit se ka pasur një zbatim të suksesshëm të reformave të fokusuara në punësim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike.

Qëllimi parësor i këtij program ka qenë mbështetja dhe avancimi i reformave të mëtutjeshme në disa sektorë shumë të rëndësishëm për vendin si në: përmirësimi i mjedisit të biznesit, nxitja e investimeve, fuqizimi i menaxhimit të financave publike, zhvillimi i shërbimit civil ,forcimi i institucioneve të tregut të punës, aftësimi professional etj.

Ministri Hamza njoftoi se “Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim në përmbushjen e veprimeve paraprake që kanë qenë të parashikuara, dhe secili institucion në fushën e vet është angazhuar maksimalisht në realizimin e suksesshëm të tyre.

Ai më tej shtoi se “Këtë vit Banka Botërore për here të pare ka bërë hartimin e Strategjisë së Partneritetit për periudhën 4 vjeçare (2012-2015), proces ky i cili poashtu është zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e vendit”.

Ministri Hamza gjithashtu i ka bërë të ditur se “Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore javën e kaluar e aprovoi Strategjinë e Partneritetit për periudhën e ardhshme katërvjeçare. Asistenca e Bankës Botërore gjatë kësaj periudhe do të fokusohet në arritjen e dy objektivave kryesore, të cilat janë përshpejtimi i rritjes ekonomike në shkallë të gjerë dhe gjenerimi i punësimit dhe përmirësimi i menaxhimit të ambientit”.

Brenda kësaj periudhe 4 vjeçare pritet financimi përmes IDA (Asociacioni Ndërkombëtar i Zhvillimit) për Strategjinë e Partneritetit brenda 4 viteve të arrijë në 76 milion $ (pra mesatarisht 19 milion $), të cilave iu shtohen edhe 66 milion $ grante nga donatorët.

Gjithashtu IFC (Korporata ndërkombëtare Financiare) do të ofrojë 40-50 milion $ në formë të financimit direkt për sektorin privat si dhe fonde shtesë për shërbimet këshillimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)