20 Prill 2024

BB aprovon 30 milion dollar mbështetje buxhetit të Kosovës

Washington, 1 tetor - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka aprovuar sot operacionin e parë të Programit për Politikën për Zhvillim të Punësimit të Qëndrueshëm (SEDPP) që siguron mbështetje për buxhetin e Kosovës.

Ky është veprimi i parë i mbështetjes së buxhetit të Qeverisë së Kosovës sipas procedurave të Bankës Botërore që nga anëtarësimi i saj në Grupin e Bankës Botërore me 29 qershor 2009. Mbështetja do të shkojë drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës për të financuar nevojat e përgjithshme të buxhetit.

Programi i Bankës Botërore financohet nga 10 donatorë ndërkombëtarë – Republika Çeke, Danimarka, Komuniteti Evropian (KE), Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të gjithë janë pajtuar që të sigurojnë fonde për mbështetjen e buxhetit të Kosovës në formë grantesh për 3 vite.

Shuma totale për disbursim për transhin e parë të aprovuar do të jetë 30.9 milion dollarë amerikanë. Nga kjo shumë 13.5 milion dollarë amerikanë janë grant dhe 6.3 milion dollarë amerikanë janë kredi e butë nga Grupi i Bankës Botërore; dhe 11.1 milion dollarë amerikanë janë grante nga donatorë tjerë që kanë kontribuar në këtë fond të mirëbesimit.

SEDPP do të mbështesë përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të mbajtur një kornizë stabile makroekonomike, duke rritur njëkohësisht transparencën, llogaridhënien dhe menaxhimin e shpenzimeve publike dhe duke vënë themelet institucionale dhe legjislative për një punësim dhe rritje ekonomike të qëndrueshme në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)