29 Prill 2024

Bashkimi Europian, papunësia mbetet e lartë

Bruksel, 2 shkurt - Masat e marra për të luftuar papunësinë nuk po tregohen të efektshme në Bashkimin Europian, ndërsa niveli i përgjithshëm i papunësisë mbeti mbi 10% edhe në dhjetor.

Eurostati vlerëson se 15,7 milion njerëz janë të papunë brenda 16 shteteve që formojnë eurozonën, ndërsa 23 milionë janë të papunësuar në të 27 shtetet e Bashkimit Europian në total.

Pavarësisht se numri ka rënë me 73 mijë në dy muajt e fundit, niveli i papunësisë prej 10% është ende larg objektivit të vendosur nga vendet kryesore të kontinentit.

Në realitet, përmirësimi i shifrave i takon kryesisht Gjermanisë, e cila gëzon papunësinë më të ulët që prej vitit 1992, ndërsa në vendet e tjera situata ka qëndruar stabël ose është përmirësuar lehtësisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)