01 Maj 2024

Bashkëpunimi ekonomik me Greqinë shumëfish i rëndësishëm

Prishtinë, 16 shtator - Bashkëpunimi ekonomik me Greqinë shumëfish i rëndësishëm u vlerësua sot në takimin ne mes të kompanive nga Greqia dhe Kosova.

Në takim ishin kompanitë greke nga sektori  farmaceutik,  ndërtimtarisë, drurit dhe tekstilit.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se për Kosovën bashkëpunimi me Greqinë ka rendësi te shumëfishte dhe se ekzistojnë shume arsye ekonomike qe duhet te na inkurajojnë qe ta avancoje këtë bashkëpunim.

“Në rend të parë përvoja ne zhvillimin ekonomik dhe sidomos ne sektorin e prodhimit qe ka Greqia dhe e ka një tradite ne këtë drejtim. E dyta përvoja dhe transferi i teknologjisë dhe i ashtuquajturi KNOW-HOW sistem  është me se i mirëseardhur për realitetin kosovar dhe po ashtu për certifikim dhe përmbushje te kritereve ne produktet e cilësisë dhe te cilat po ashtu e kane një përparësi” .

Gërxhaliu theksoi se nuk ka stabilitet dhe integrim politik ne qofte se nuk do stabilitet dhe bashkëpunim ekonomik dhe krahas kësaj integrimi ekonomik dhe ne ketë drejtim bashkëpunimi dhe krijimi i raporteve me te gjitha vendet e hapësirës evropiane dhe me gjere me siguri do te jete një çelës i depërtimit dhe i përshpejtimit te proceseve pozitive ne Kosove.

Jean Nini, përfaqësues i delegacionit grek tha se ne takimin e sotëm u vërtetua dëshira e sinqertë  e Kosovës për te promovuar bashkëpunimin ekonomik dhe te krijoj kushte sa me te mira për bizneset qe te zhvillojnë aktivitetet e tyre.

“ Kjo nisme e tanishme ka një nivel te mire bashkëpunimi ne mes Kosovës dhe Greqisë gjithashtu edhe ne nivelin qeveritar ne një takim pozitiv mes ministrit te jashtëm te Greqisë dhe kryeministrit  Thaçi  për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe bizneseve”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)