06 Maj 2024

Bashkëpunimi ekonomik Kosovë - Shqipëri në nivel të avancuar

Prishtinë, 26 maj - Marrëdhëniet ekonomike Kosovës- Shqipëri si edhe ato politike janë në nivel të avancuar, ndërsa nuk ka kurrfarë diskriminimi fiskal të Kosovës nga ana e Shqipërisë ka theksuar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka.

Ndërkaq, diplomati shqiptar ka mohuar se Tirana aplikon taksa diskriminuese ndaj produkteve të Kosovës.

Ministri Beqaj tha se me ambasadorin Lauka ka biseduar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve, për raportet e shkëlqyeshme, qoftë në aspektin politik qoftë në këndvështrimin ekonomik.

“Kosova dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të avancuar në aspektin e bashkëpunimin ekonomik të cilat ne nuk i kemi me vendet e tjera dhe në këtë drejtim falënderoj ambasadorin që ka mbështetur këtë bashkëpunim”, tha Beqaj.

Ministri Beqaj tha se Kosova po ndërton një infrastrukturë që do të iniciojë edhe shumë më shumë aktivitete tjera shtesë në fushën e ekonomisë, ndërsa shtoi se me diplomatin Lauka ka biseduar edhe për forma tjera të bashkëpunimit konkret në fushën e energjisë dhe fusha tjera, të cilat mundësojnë që dy vendet tona të mos jene vetëm si dy vende te rajonit pot u qasen tregjeve në mënyrë të përbashkët.

Duke i’u referuar njoftimeve të fundit se Tirana po aplikon taksa diskriminuese ndaj produkteve të Kosovës, Beqaj tha se këmbimi tregtar ndërmjet dy vendeve është duke u zhvilluar konform marrëveshjeve të bashkëpunimit, të cilat përjashtojnë diskriminimin.

Nga ana e tij, ambasadori shqiptar, Islam Lauka tha se me kënaqësi me bashkëbiseduesin kanë konstatuar që në mes të Shqipërisë dhe Kosovës ka një bazë të fuqishme ligjore dhe se nuk ka problem në bashkëpunimin  shtetëror.

“Pavarësisht se ndonjë  kërkon të ushtrojë mendimin e lirë dhe të shprehet se ka problem,  e vërteta është se nuk ka problem. Janë marrëdhënie të konsoliduara dhe të dy ndamë mendimin që ekzistojnë shumë mundësi për të avancuar këtë  marrëdhënie, derisa dëshira dhe vullneti politik i dy qeverive është që ato t’i qojmë me tej”, tha Lauka.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)