16 Maj 2024

Barroso: Greqia duhet të aplikoj planet shtrënguese

Bruksel, 9 maj - Disiplina buxhetore duhet të aplikohet në mënyrë të diferencuar në Evropë, por vendet më shumë në vështirësi si Greqia nuk kanë zgjidhje të tjera, por vetëm për ta respektuar, ndryshe do të përballen me dështim të pagesave, theksoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.

“Nuk ka zgjidhje unike për të gjithë, duhet të kemi parasysh situatën për çdo vend përsa i përket konsolidimit buxhetor”, nënvizoi Barroso në një konfrencë shtypi.

Por vendet nën programin e ndihmës nuk kanë alternativa për konsolidimin buxhetor, ndryshe ”është dështimi i pagesave të çrregullta, që nuk është një zgjidhje”, theksoi ai në përgjigje të një pyetjeje për situatën greke.

“Do të ishte krejtësisht e papërgjegjshme të thuash se këto vende po përpiqen të bëjnë rinisjen e rritjes ekonomike duke rritur deficitin. Ajo që do të ndodhte në këtë rast, është që këto vende do të paguajnë interesa shumë të larta dhe paratë për të cilat ata kanë nevojë për shërbimet e tyre publike, kohezionin social, investimet e tyre, do të shkonon për pagesat e interesave të larta”, shtoi ai.

“Do të ishte demagogji dhe nuk do të ishte serioze t’u thuash atyre se mund të braktisin përpjekjet e tyre të konsolidimit”, nënvizoi Barroso.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)