10 Maj 2024

Barroso: Dalja e Greqisë nga Eurozona, shkatërron popullin grek

Bruksel, 6 mars - Portugezi, Hose Manuel Barroso, president i Komisionit Evropian, theksoi se dalja e Greqisë nga zona euro do të përbënte një shkatërrim për popullin grek duke iu trembur efektit domino, në një intervistë dhënë të përditshmes austriake ”Die Presse”.

“Për popullsinë greke, ky do të ishte një shkatërrim. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur në vendte e Amerikës së Jugut kur kanë falimentuar”, theksoi Barroso.

“Për më tepër, kjo do të ishte hera e parë që ne do të përballeshim me një dështim me pasoja të rënda, në një vend anëtar të bashkimit monetar, kjo do të kishte gjithashtu efekte për vendet e tjera të zonës euro pasi kjo do të shkaktonte një efekt domino”, shtoi ai.

“Dhe do të jetë e mundur që ne do të jemi të detyruar atëherë të rrisim ndihmat akorduar vendeve të tjera të zonës euro, nëse Greqia dëshiron të dalës nga zona”, theksoi ai duke shprehur besim për kapacitetin e Greqisë për të kapërcyer krizën.

Presidenti i Komisionit nuk shikon asnjë alternativë në përpjekjet e mëdha për ekonominë. Ne shikojmë sigurisht se programet shtrënguese shkatojnë recesion. Por për atë, ato janë të nevojshme që Greqia të gjejë një kompetitivitet tjetër.

“Një falimentim do të çojë në një degradim të klimës për investimet. Atëherë nuk do të ketë rritje ekonomike dhe as rimëkëmbje”, shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)