29 Prill 2024

Barroso: Borxhi i Spanjës shumë i rrezikshëm

Bruksel, 1 qershor - Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso ka shpallur reformat që duhet të bëjnë vendet e Eurozonës.

Në mbledhjen e organizuar me qëllim vlerësimin e vendeve paralajmërimi më i ashpër iu bë Greqisë.

Bashkimi Evropian, theksoi se Greqia duhet t\'i qëndrojë besnike marrëveshjes së reformave që ka bërë me trojkën.

Komisioni Evropian i bëri një sërë propozimesh Spanjës, vend ky ku papunësia është mbi niveli 50%.

Barroso tërhoqi vëmendjen se borxhi publik tepër i lartë përbën rrezik për qeverinë e Madridit, tha se sektori bankar duhet të bëjë konsolidim.

Kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, gjithashtu tha se transferimi i financimit për bankat spanjolle me borxhe, nuk ka për ta zgjidhur problemin.

Kurse Gjermania, vendi me ekonominë më të fuqishme në Evropë, është paralajmëruar për bërjen e konsolidimit financiar të bankave të landeve dhe për bërjen më transparentë të drejtimit të tyre.