28 Prill 2024

Bankat në Kosovë lëshojnë kredi me kamata si fajde

Prishtinë, 12 mars - Kamatat e kredive të bankave komerciale që veprojnë në Kosovë mbeten më të lartat, në krahasim me ato të vendeve të rajonit. Madje, tashmë këto banka po i tejkalojnë suazat e lejuara, duke kaluar në fajde.

Kjo ka qenë një nga ankesat që ka bërë anëtari i Komisionit të konkurrencës, Ahmet Krasniqi, gjatë raportit vjetor të prezantuar para anëtarëve të Komisionit të zhvillimit ekonomik.

Mirëpo, Krasniqi ka theksuar se me ligjin në fuqi nuk mund të merret asnjë masë, pasi që asnjë nga bankat komerciale nuk arrin të ketë 40% të tregut, me çfarë edhe konstatohet se ajo bankë e ka monopolin që është e ndaluar me ligj.

Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar Shoqata e Bankave të Kosovës. “Kamatat nuk janë as më shumë, e as më pak se reflektim i situatës aktuale të mjedisit afarist në Kosovë”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Nё gjithё rajonin, niveli i normave tё interesit nё kredi i bankave komerciale tё Kosovёs ёshtё mё i larti dhe ky ёshtё bёrё ndёr faktorёt pёrmes sё cilës fitimet e bankave po rriten secilin vit e mё shumё.

Edhe Partia Nacionale Demokratike Shqiptare para dy dite në një konferencë për media ka vlerësuar së këto fitime tё bankave janё nё disproporcion total me nivelin e zhvillimit ekonomik tё Kosovёs, kjo pёr PNDSh-nё ёshtё e papranueshme, ndërsa pёr qytetarin e Kosovёs ҫdo ditё e mё shumё po bёhet e papёrballueshme.

Nё Kosovё tash e mbi 4 vite veprojnë vetëm 8 banka komerciale dhe ky ёshtё bilanci i ‘llogarisё afariste’ i Bankёs Qendore tё Republikёs sё Kosovёs. Pra mbi 4 vite sistemi bankar nuk ka emra tё bankave te reja.

Pasi qё nga tregu i lirё mundësia e ndërhyrjes sё BQK-sё nё uljen e normës sё interesit nё kredi ёshtё e limituar, i njëjti, pra tregu i lirё i jep mundësinё BQK-sё qё me pak kreativitet ta rris konkurrencën nё sistemin bankarё.

Partia Nacionale Demokratike Shqiptare kërkon nga BQK-ja qё tё thërret bankat me nam dhe me tё tilla banka tё organizoj konferencё me qёllim qё t’u mundësohet qё sa mё lehtё tё kenё qasje nё hapjen e bankave tё tyre nё Kosovё. Kjo ёshtё mё sё paku ҫka BQK-ja mund tё bёjё.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)