09 Maj 2024

Bankat europiane angazhohen për të shmangur krizën në lindje

Bruksel, 16 mars - Një grup bankierësh dhe zyrtarësh që ndihmuan shmangien e katastrofës ekonomike në Europën Lindore gjatë vitit 2009, u ritakuan sërish së fundmi në përpjekje për të shmangur problem të reja në këtë pjesë të kontinentit, bën të ditur NYT.

Herbert Stepic, drejtori i përgjithshëm i Raiffeisen Bank qe mikpritësi i takimit në Vienë. FMN, Komisioni Europian, Banka Botërore dhe institucione të tjera rigjallëruan zyrtarisht Nismën e Vienës, e cila tri vite më parë i bindi bankat perëndimore të mos i tërhiqnin kapitalet e tyre nga lindja.

Bankat nga zona Euro furnizojnë rreth 80 për qind të të gjitha financimeve në Europën Lindore, ku përfshihen vende si Polonia, Hungaria, Turqia apo Shqipëria. Kjo do të thotë se problemet në Europë mund të transferohen shpejt në këto vende.

Sipas të dhënave të Bankës Ndërkombëtare Të Vendosjeve, në Bazel të Zvicrës, gjatë tremujorit të tretë 2011 këto banka tërhoqën 35 miliardë dollar nga investimet e tyre në lindje.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, ku një bankë ka deklaruar tërheqjen e rreth 200 milionë eurove nga investimet e veta në titujt e borxhit publik, gjë që ka vënë në vështirësi buxhetin e shtetit dhe ka rritur interesat e bonove të thesarit.

“Nuk ka asnjë dyshim se problemet qenë shumë serioze gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar,” deklaroi Erik Berglof, ekonomisti kryesor i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Tri vjet më parë, bankat më të rëndësishme të shtrira në lindje vendosën që bashkarisht të mos i tërheqin fondet e veta në mënyrë kaotike dhe kjo gjë shmangu më të keqen.

Raiffeisen Bank, Erste, UniCredit Bank Austria, që të treja me bazë në Vienë, janë mes bankave më aktive në lindje.

Autoriteti Financiar i Austrisë njoftoi se ka lehtësuar rregullat për bankat vendëse duke zbutur efektet negative që mund të kenë këto rregulla në lindje, por shtoi gjithashtu se zbutja e rregullave thjeshtë sa përkoi me rigjallërimin e Nismës së Vienës.

Nisma synon të bindë rregullatorët që të mos pengojnë investimet në lindje ndërsa përpiqen që të mbajnë të shëndetshëm sistemin e tyre bankar. 15 Mars 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)