27 Prill 2024

Bankat e Eurozonës takohen për Greqinë

Paris, 7 korrik - Bankat më të mëdha të Eurozonës takohen sërish në Paris, në një përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet me autoritetet politike të kontinentit mbi mënyrat dhe përmasat e pjesëmarrjes së sektorit privat në një plan shpëtimi për Greqinë.

Sipas planit aktual, bankat do të pranojnë të riinvestojnë gjysmën e bondeve greke që posedojnë aktualisht në bonde 30- vjeçare. Këto bonde pritet që të maturohen gjatë tre viteve të ardhshme.

Nën direktivën e Presidentit francez, Nicolas Sarkozy, bankat e kontinentit kanë pranuar të marrin përsipër një pjesë të kostos së shpëtimit të Greqisë nga falimenti.

Sipas planit aktual, bankat do të pranojnë të riinvestojnë paratë e veta përkundrejt një interesi maksimal prej 8 për qind, interes ky shumë më i ulët nga sa kërkohet nga investitorët e tjerë.

Analistët po bëjnë aktualisht llogaritë se çfarë mund të ndodhë nëse Greqia shpallet e falimentuar. Komplikimet për ekonominë botërore pritet të jenë të shumta. Bankat dhe kompanitë e sigurimit në Europë dhe Amerikë, që kanë lëshuar “garanci kundrejt falimentit” rrezikojnë të falimentojnë bashkë me Greqinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)