05 Maj 2024

Banka Raiffeisen prezanton shërbimin e ri M-banking

Prishtinë, 8 shtator - Banka Raiffeisen prezanton në treg shërbimin e saj më të ri M-banking.

M-banking është një aplikacion modern i cili ju mundëson të gjithë përdoruesve aktualë të e-banking të shfrytëzojnë telefonin e tyre mobil i cili ka qasje në internet për të kontrolluar gjendjen e llogarisë së tyre, për t’i shikuar detajet e transkaksioneve për llogarinë e zgjedhur dhe për t’i transferuar mjetet në llogaritë të cilat paraprakisht janë të regjistruara si përfituese.

„M-banking është edhe një shërbim i ri në kuadër të shërbimeve moderne bankare të cilat Banka Raiffeisen i sjell vazhdimisht në treg për të përbushur kërkesat dhe nevojat e klientëve të saj“ tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Për më shumë informacione rreth shfrytëzimit të  M-banking, klientët mund të klikojnë në linkun e ofruar nga banka në web faqen www.raiffeisen-kosovo.com.

Përveq linkut standard ofrohen edhe aplikacionet për iPhone dhe Android. Klientët mund të përdorin të njëjtin emër dhe fjalëkalim të e-banking për të shfyrtëzuar shërbimet M-banking.

Banka Raiffeisen në Kosovë ka 50 degë dhe nëndegë, 102 bankomatë të instaluar në vende të ndryshme në Kosovë dhe më shumë se 1,500 pika të shitjes.

Përveç shërbimit telefonik Raiffeisen Direct (038 222 222), Banka Raiffeisen që nga viti 2006 ju ofron klientëve të saj edhe shërbimin e-banking, shërbim ky i cili vazhdon të shënojë rritje në përdorimin e tij sidomos gjatë viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)