28 Prill 2024

Banka Raiffeisen me zyre të reja në Shtime

Prishtinë, 17 qershor - Banka Raiffeisen në Kosovë ka organizuar sot një ceremoni solemne në Shtime me rastin e kalimit të nëndegës së saj në zyre të reja. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve dhe bizneseve të cilat veprojnë në komunën e Shtimes.

Vendosja në zyre të reja ka ardhur si rezultat i rritjes së vazhdueshme të numrit të klientëve si dhe zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve bankare të cilat i ofron Banka Raiffeisen në këtë komunë.

Tani, nëndega në Shtime do të ketë hapësirë shtesë për konsultime me klientë, sportel të posaçëm për biznese si dhe më shumë vende parkimi. 

“Qëllimi ynë është që t’iu ofrojmë klientëve tanë shërbime të një kualiteti të lartë në një ambient profesional” tha Robert Wright, Drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në ceremoninë e organizuar sot me rastin e fillimit të punës në zyre të reja. “Po ashtu, duke pasur parasysh pozitën gjeografike të komunës së Shtimes, Raiffeisen Bank do të rrisë përkrahjen me kredi për agro biznese për të mundësuar një zhvillim më të madh të këtij sektori“ shtoi Wright.

Në këtë ceremoni, Banka Raiffeisen ka ndarë 1,000 Euro për klubin e hendbollit „Vjosa“ të Komunës së Shtimes. Ky donacion është pranuar nga Shaqir Shaqiri, përfaqësues i klubit të hendbollit i cili me këtë rast tha: “E falenderoj Bankën Raiffeisen për përkrahjen e cila ka ardhur në momentin e duhur për klubin tonë“.

Nëndega e Bankës Raiffeisen në Shtime është hapur në vitin 2006 dhe gjatë këtyre viteve, banka iu ka ofruar përkrahje financiare të gjithë klientëve: individë dhe biznese. Gjendja e kredive të lëshuara në këtë nëndegë deri në mars të vitit 2011 ishte mbi 3 milionë Euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)