03 Maj 2024

Banka Raiffeisen me dy nëndegë të reja

Prishtinë, 26 tetor - Banka Raiffeisen në Kosovë ka hapur edhe dy nëndegë të reja, në Pejë dhe në Vërmicë.

Nëndega e sapohapur në Pejë ndodhet në rrugën “Beteja e Koshares” në Pejë.

Kjo nëndegë është ndërtuar sipas standardeve të reja të Raiffeisen Bank International (RBI) të cilat mundësojnë ofrimin e hapësirave shtesë dhe më të veçanta për klientë në degët e Bankës, kushte me të mira të punës dhe është dizajnuar në përpjekje për të reflektuar sa më shumë kerkesat e klientëve.

Ndërsa nëndega në Vërmicë ndodhet në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Zgjerimi i rrjetit të degëve është bërë me qëllim që t’iu ofrojmë klientëve tanë shërbime të një kualiteti të lartë në sa më shumë lokacione” tha Iliriana Toçi, anëtare e Bordit të Bankës Raiffeisen në Kosovë.

“Po ashtu, zbatimi i standardeve të reja në degën e sapohapur në Pejë na mundëson krijimin e një ambienti edhe më profesional në degët tona“, shtoi znj. Toçi.

Hapja e nëndegës në Pejë dhe Vërmicë ka bërë që numri i përgjithshëm i degëve dhe nëndegëve të bankës të rritet nga 50 në 52.

Banka Raiffeisen do të vazhdojë edhe më tutje të investojë në rritjen dhe përmirësimin e rrjetit të degëve të saj.

Standardet e fundit të RBI për degët do të zbatohen në të gjitha degët dhe nëndegët e bankës që do të hapen, pa lënë anash edhe degët ekzistuese që planifikohen të renovohen gjatë vitit 2012.

Përveç rrjetit të degëve, Banka Raiffeisen ka 103 bankomatë të instaluar në vende të ndryshme në Kosovë, më shumë se 1,500 pika të shitjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)