03 Maj 2024

Banka për Biznes shënoi 10 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 20 prill - Me rastin e 10-vjetorit të themelimit, Banka për Biznes zotohet se është e gatshme që edhe në të ardhmen të vazhdojë me ofrimin e mundësive të reja për qytetarët dhe bizneset.

Pavarësisht reflektimit të pasojave negative nga kriza ekonomike globale edhe në Kosovë, BpB ka shënuar ngritje impresionuese të performancës, ku nga fillimi i vitit 2009 deri në fund të vitit 2010 asetet totale të bankës janë rritur rreth 70 për qind, depozitat mbi 70 për qind, ndërsa kreditë mbi 80 për qind.

Normat e rritjes së biznesit tregojnë se gjatë dy vjetëve të fundit, Banka për Biznes jo vetëm që ka rritur numrin e klientelës dhe volumin e biznesit të saj, por njëkohësisht ka rritur pjesëmarrjen në tregun bankar të Kosovës.

Duke përkujtuar se slogani i ri i bankës “mundësi për më shumë” përfaqëson vizionin afatgjatë të bankës për të vazhduar me ofrimin e mundësive të reja të klientëve të saj, BpB premton se nuk do të ndalet së investuari, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të produkteve dhe shërbimeve për klientët.

Kjo bankë vitin e kaluar ka lansuar produktin më të ri bankar që akoma ruhet nga BpB, Mobile Banking, ka pajisur klientët me VISA kartela dhe ka ofruar një numër të mundësive tjera në produktet dhe shërbimet tjera bankare.

Banka për Biznes është themeluar në vitin 2001 nga 16 kompani lokale, nga të cilat pas ndryshimeve në strukturën e kapitalit vite më parë, një numër i tyre edhe sot vazhdojnë të jenë aksionarë, në mes të cilëve edhe Banca Di Cividale nga Italia.

Me kalimin e kohës, Bankës i janë bashkëngjitur edhe biznese tjera me reputacion në tregun kosovar dhe më gjerë.

Gjatë viteve të kaluara, BpB ka arritur të zgjerohet nga një degë në Prishtinë, fillimisht me vetëm 24 punëtorë, ndërsa tani numëron 42 njësi në tërë territorin e Kosovës, me gjithsej punëtorë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)