29 Prill 2024

Banka Kombëtare e Greqisë shënon humbje prej 537 milionë euro

Athinë, 31 maj - Banka Kombëtare e Greqisë (NBG), instanca e parë bankare në vend, njoftoi se kishte pasur një humbje neto prej 537 milionë eurosh gjatë tremujorit të parë 2012, për shkak të recesionit.

''NBG-ja regjistroi humbje neto prej 537 milionë eurosh për shkak të zhvillimeve negative në sektorin financiar dhe rritjes vjetore prej 47 për qind", theksoi banka në një komunikatë.

Në vazhdën e tre bankave të tjera kryesore greke, NBG regjistroi humbje masive në vitin 2011 duke u rritur me 12,3 miliardë euro, prej të cilave 11,7 miliardë euro nga humbjet si pasojë e ristrukturimit të borxhit të vendit.