14 Maj 2024

Banka Kinës ul normën e rezervës së depozitës me 0.5 për qind

Pekin, 20 shkurt - Banka Popullore e Kinës vendosi se, që nga 24 shkurti do të ulë normën e rezervës së depozitave të instucioneve financiare me 0.5 për qind.

Kjo përqindje e institucioneve të mëdha financiare të Kinës do të jetë 20.5 për qind, përqindja e atyre të mesme dhe të vogla do të jetë 17 për qind.

Ekonomistët janë të mendimit se kjo përqindje ka shënuar pikën më të lartë në histori, dhe ka mundësi që në të ardhmen e afërt të pakësohet më tej.

Kjo është hera e dytë e pakësimit të kësaj përqindjeje nga Banka Qendrore, brenda 3 muajve të fundit.

Analistët janë të mendimit se pakësimi i kësaj here është për shtimin e likuiditetit dhe për të lehtësuar trysninë e tensionuar të fondeve në treg.

Disa ekonomistë janë të mendimit se norma e ulur nuk do thotë që politika monetare e Kinës ka ndryshuar strukturë. Parashikohet se brenda një kohe të shkurtër Banka Qendrore nuk do të ulë normat e interesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)