16 Maj 2024

Banka Evropiane gati të blejë bono thesari

Frankfurt, 5 shtator - Banka Qendrore Evropiane pritet të ndërhyjë këtë javë duke blerë bono thesari të qeverive të zhytura në borxhe të 17 vendeve të eurozonës, për të lehtësuar koston e huave të tyre.
       
Presidenti i bankës, Mario Draghi u tha ligjvenësve evropianë të hënën, se blerja e bonove të thesarit, që duhen paguar pas të paktën 3 vjetësh, nuk shkel rregullat e Bashkimit Evropian. Zyrtarët e Bankës Qendrore pritet të takohen të enjten dhe mund të njoftojnë planin për blerjen e borxheve.
       
Udhëheqësit evropianë janë ndeshur me vështirësi për t’i dhënë fund krizës së borxheve, që tani ka hyrë në vitin e tretë. Greqia, Irlanda dhe Portugalia janë detyruar të kërkojnë ndihma ndërkombëtare financiare, në një kohë që kostot e huave të Spanjës dhe Italisë, dy vende të prekura rëndë nga borxhet, janë shtuar pas shitjes së bonove të thesarit në tregjet ndërkombëtare.  Interesat për bonot e tyre të thesarit mund të ulen, në se Banka Qendrore Evropiane vendos të blejë borxhet e tyre.
       
Disa udhëheqës evropianë po kryejnë takime të shumta këtë javë për të diskutuar rreth të ardhmes ekonomike të kontinentit. Të martën presidenti francez Francois Hollande, u takua në Romë me kryeministrin italian Mario Monti.
       
Dje firma financiare Moody e uli vlerësimin për të ardhmen ekonomike të Bashkimit Evropian, nga i qëndrueshëm, në negativ.  Ky vlerësim u bazua në parashikimin negativ për Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Holandën, që së bashku përbëjnë gjysmën e të ardhurave buxhetore të Bashkimit Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)