08 Maj 2024

Banka e Kinës vazhdon zgjerimin në tregun ndërkombëtar

Pekin, 15 korrik - Banka e Kinës po pret 100-vjetorin e themelimit të saj, si një bankë me ritmin më të lartë të shtrirjes në tregjet ndërkombëtare.

Ajo është një bankat e para me kapitale kineze që është zhvilluar më herët jashtë vendit.

Pas themelimit të saj, në vitin 1917 çelet një degë e saj në Hong Kong dhe në vitin 1929 një degë tjetër në Londër.

Kjo është edhe dega e parë e Bankës së Kinës e krijuar jashtë vendit. Deri në fund të vitit 2010, Bankës së Kinës shtriu rrjetin e saj në Hong Kong, Makao, Tajvan dhe në 31 vende të tjera të botës.

Gjatë zhvillimit 100-vjeçar, Banka e Kinës, ofron në mbarë botën shërbime përmes rrjetit të degëve të saj, duke e kthyer këtë në një element të fortë të konkurrencës.

Vitet e fundit, Banka e Kinës ka dhënë një kontribut të madh duke mbështetur investimet e kompanive kineze të përhapen jashtë vendit për të zgjeruar biznesin e tyre. Përveç kësaj, Banka e Kinës dhe degët e saj jashtë vendit u kanë dhënë kompanive kineze të investimeve shërbime komplekse, për të zhvilluar investimet e tyre jashtë vendit.

Pas ndryshimeve të reja të kompanive kineze që kanë investuar jashtë vendit, Banka e Kinës ka marrë një sërë masash efikase.

Duke folur për këtë, drejtore e përgjithshme për degët ndërkombëtare, zj. Song Lianru thotë: \"Banka e Kinës ka forcuar krijimin e produkteve, ka hartuar posaçërisht projektin e shërbimeve financiare sipas kërkesave të biznesit dhe klientëve tanë jashtë vendit. Ne kemi krijuar platformën e shërbimeve, duke ofruar shërbime të plota brenda dhe jashtë vendit.\"

Degët e shumta jashtë vendit të Bankës së Kinës kanë përbërë për një periudhë afatgjatë burimin kryesor të të ardhurave dhe fitimeve për bankën.

Vitet e fundit, gjatë procesit të zhvillimit, Banka e Kinës duke shfrytëzuar zhvillimin e qëndrueshëm, të vazhdueshëm dhe relativisht të shpejtë të ekonomisë së vendit, u përhap shpejt në tregun vendas.

Njëkohësisht, po ndryshon mënyrën e zhvillimit në tregun ndërkombëtar me qëllim ndryshimin gradual të situatës së tanishme dhe për të krijuar një strukturë të re, brenda dhe jashtë Kinës.

Gjatë procesit të zhvillimit, Banka e Kinës ka zgjeruar vazhdimisht ndërtimin e rrjetit jashtë vendit. Specialistët thonë se blerja ndërshtetërore është një projekt i shpejtë dhe efikas zgjidhjeje, por do të ketë rrezik të madh që duhet përballur.

Blerja është një rrugë e përshtatshme për përmirësimin e rrjetit ndërkombëtar. Në qoftë se nuk mund të arrihet qëllimi për ngritjen e nivelit të administrimit dhe të përfitimit, blerja s\' ka vlerë.

Zhvillimi i biznesit jashtë vendit jo vetëm është karakteristika e Bankës së Kinës, por edhe vazhdim i konceptit dhe i kulturës së kësaj banke.

Duke shpejtuar zhvillimin e biznesit të vendit, Banka e Kinës duhet të kapë shansin për të lidhur ngushtë ekonominë kineze me atë botërore, të zgjerojë fushën e shërbimeve, për të krijuar strukturën e re të zhvillimit dhe integrimit, brenda dhe jashtë vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)