16 Maj 2024

Banka Botërore vazhdon ta përkrah Kosovën

Prishtinë, 10 shtator - Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në vizitë Drejtoreshë e Bankës Botërore për Kosovë dhe Evropën Juglindore, Jane Armitage dhe Shefin e zyrës se Bankës Botërore në Kosove, Jan-Peter Olters.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Republikës së  Kosovës dhe Bankës Botërore, e në veçanti ecurinë e projekteve të implementuara nga Banka Botërore në Kosovë.

Ministri Bedri Hamza duke falënderuar drejtoreshën Jane Armitage për ndihmën dhe bashkëpunimin e  vazhdueshëm të Bankës Botërore, ai shprehi përkushtimin e  Ministrisë së Financave për mbështetjen maksimale të projekteve të Bankës Botërore, si dhe koordinimin e tyre me qëllim të implementimit të suksesshëm të tyre.

Ministri Hamza, gjithashtu  shfrytëzoi rastin që edhe një herë të falënderoi Bankën Botërore për ndihëm e deritanishme financiare që i kanë dhënë Kosovën, si dhe për përkrahjen e shumë projekteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit.

Ndërsa, Drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Evropën Juglindore, Jane Armitage tha se “Fakti se Kosova ka arritur të dalë nga kriza e eurozonës me financa publike shumë më të mira dhe me shkallë më të lartë të rritjes se sa vendet fqinje është një dëshmi për menaxhimin e fuqishëm nga ana e Ministrisë së Financave të situatës makro-fiskale të vendit gjatë vitit të kaluar”.

Ajo gjithashtu shtoi se “Ju inkurajojmë  që të fokusoni përpjekjet në përmirësimin e mëtutjeshëm dhe në forcimin e  implementimit të portofolit të projekteve të financuara nga Banka Botërore, një sfidë kyçe dhe prioritet ky për vitin e ardhshëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)