27 Prill 2024

Banka Botërore vazhdon përkrahjen financiare për Kosovën

Prishtinë, 7 korrik - Banka Botërore (BB) do të vazhdojë mbështetjen financiare dhe teknike për Kosovën, pavarësisht marrëveshjes së re ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar ndërkombëtar, por, ka paralajmëruar se nëse një shtet del jashtë binarëve të FMN-së kjo do të vështirësojë vazhdimin e programeve nga ky institucion ndërkombëtar.
 
Kështu tha drejtor ekzekutiv në Bankën Botërore Konstatin Huber, pas takimeve te ndara që pati ministrin e Financave, Bedri Hamza  dhe me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.

Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Konstantin Huber, ka thënë se përkrahja e tanishme buxhetore e BB-së do të vazhdojë për Kosovën.

“Nëse do të ketë një situatë negative që unë nuk e besoj, sepse nga ajo që kam dëgjuar ka disa masa vështirë të implementueshme, por të gjithë pajtohen që duhet të implementohen. Unë nuk pres asnjë ndikim negativ në pjesën e përkrahjes buxhetore nga Banka Botërore."

"Në përgjithësi ekziston një lloj koordinimi mes Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe nëse një program ndërmjet fondit dhe një shteti të caktuar del jashtë binarëve bëhet me vështirë për Bankën Botërore që të vazhdojë me programet e veta”, ka thënë Huber.

Për më tepër ai ka shtuar se mos pajtimet mes FMN-së dhe Kosovës nuk do të pengojnë programin e ri që është duke u negociuar mes Bankës Botërore dhe Kosovës.

Huber ka thënë se BB është duke shikuar mundësinë e ndërtimit të një termocentrali me linjit, ndërsa bisedimet mes Qeverisë dhe BB-së janë mjaft të avancuara dhe pritet të arrihet një marrëveshje shumë shpejt.

Duke folur rreth klimës së biznesit në Kosovë, Huber vlerëson se në këtë çështje ka hapësirë për të bërë përmirësime, posaçërisht në fushën e fillimit të biznesit dhe marrjes së lejes.

“Në raportin e të bërit biznes për Evropën Juglindore që është lansuar kohëve të fundit, i cili ende tregon një fotografi të përzier në disa fusha ende ka hapësirë për përmirësim siç është fusha e fillimit të biznesit dhe marrjes së lejes së ndërtimit. Mirëpo në disa indikator të tjerë posaçërisht Prishtina ka bërë një progres të ndjeshëm”, ka theksuar ai.

Ministri Hamza e informoi Huber lidhur me përparimet që ka bërë Kosova sa i përket zhvillimit ekonomik, planeve financiare dhe relacioneve me FMN-në, dhe për mënyrat e adresimit të nevojave të shumta të qytetarëve duke ju përmbajtur në të njëjtën kohë edhe rregullave fiskale dhe përkushtimit të Qeverisë për të pasur një buxhet të balancuar.

Ai, gjithashtu e njoftoi për procesin dhe reformat e ndërmarra në sferën e menaxhimit të financave publike si dhe për hapat të cilët janë marr për zgjidhjen e nevojave shoqërore. Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet strategjike të Kosovës në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe roli i këtyre projekteve në zhvillimin afatgjatë në ekonominë e Kosovës.

Nga ana tjetër ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Banka Botërore do të ndihmojë në projektet zhvillimore të Kosovës.

“Eshtë shumë e rëndësishme të theksohet që mundësit janë të shumta që ka një energji pozitive, që ka një disponim pozitiv që ky institucion ende të jetë më i angazhuar në Kosovë në projekte zhvillimore që korrespondon në përgjithësi me planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sidomos pas kalimit të prioriteteve zhvillimore të qeverisë”, ka thënë Kusari-Lila.

Gjithashtu në këto takime është diskutuar për raportin e Bankës Botërore për të bërë biznes, sektorin e energjisë dhe të ardhmen e këtij sektori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)