28 Prill 2024

Banka Botërore jep edhe 50 milion dollarë për Kosovën

Prishtinë, 15 mars - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot për vizitë drejtoreshën e Bankës Botërore për vendin tonë dhe Koordinatore Regjionale për Evropën Juglindore, Jane Armitage.

Gjatë këtij takimi, Ministri Bedri Hamza duke shprehur falënderimet për bashkëpunimin në mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore,  shprehi mirënjohjet ndaj Bankës Botërore për disbursimi i transhës së parë të mbështetjes buxhetore të realizuar në fund të vitit 2011, si dhe për përkrahjen e shumë projekteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit.

Me këtë rast Ministri Hamza garantoj përkushtimin e Ministrisë së Financave për  mbështetjen maksimale të projekteve të Bankës Botërore, si dhe koordinimin e tyre me qëllim të implementimit të suksesshëm të tyre.

Ai gjithashtu falënderoi znj. Armitage për zotimin e Bankës Botërore për t’i ofruar Republikës së Kosovës disbursimin e transhës së dytë në vlerë prej 50 milion dollarë si ndihmë buxhetore.

Ndërsa,  znj. Armitage theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore i cili është duke u zhvilluar në shumë fusha dhe përmes projekteve të shumta, duke përfshirë përkrahjen në fushën  e arsimi, reformat në shërbimin civil, energji, bujqësi dhe fusha tjera të rëndësishme.

znj. Armitage rikonfirmoj që brenda 3 muajve të ardhshëm Banka Botërore do të bëjë edhe disbursimin e transhës së dytë si përkrahje buxhetore.

Ajo  gjithashtu vlerësoj lartë stabilitetin makrofiskal në Kosovë, e në veçanti arritjen e marrëveshjeve së fundi me FMN-në,  dhe  theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore për proceset zhvillimore në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)