04 Maj 2024

Banka Botërore do t’i mbështesë më fort vendet arabe

Washington, 17 prill - Përballë trazirave në botën arabe Banka Botërore do t'i mbështesë më fort vendet në rajon.

Në mbyllje të takimit të pranverës të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Washington presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick rikujtoi nevojën për veprime të shpejta.

Nuk duhet pritur deri sa të jetë stabilizuar gjendja në rajon, tha ai. Komiteti për zhvillimin i Bankës Botërore pret që transformimet në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Afërme të kenë pasoja sociale dhe ekonomike afatgjata.

Prandaj Banka Botërore së bashku me qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare duhet t'i zgjerojnë ndihmat e tyre, tha ai.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi, se do t'i mbante parasysh zhvillimet në botën arabe. Ngjarjet meritojnë „vëmendje të veçantë“, deklaroi komiteti drejtues i Fondit Monetar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)