10 Maj 2024

Banka Botërore do të vazhdoj ta mbështes Kosovën

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Bankës Botërore për Evropë dhe Regjionin e Azisë Qendrore Philippe H. Le Houerou dhe znj. Jane Armitage Drejtoreshë për Kosovën në Bankën Botërore. 

Ministri Hamza duke falënderuar Le Houerou dhe znj. Armitage për bashkëpunimin dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore është duke i dhënë Kosovës, tha se “Projekte të shumta të cilat janë duke u implementuar nga Banka Botërore japin kontribut të madh në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit”.

Ndërsa, Houerou duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen u zotua se Kosova do të ketë mbështetjen e vazhdueshme nga Banka Botërore, sidomos në sektorët të cilat sigurojnë zhvillim ekonomik, përkatësisht  sektori i energjisë dhe përmirësimi i ambientit për zhvillimin e  sektorit privat.

Ai me këtë rast përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)