14 Maj 2024

Banka Botërore do të financojë Turqinë me 4 miliardë e 450 milionë dollarë

Uashington, 28 mars - Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ka miratuar kredinë 4-vjeçare që do ti japë Turqisë për qëndrueshmëri ambientaliste dhe zhvillimin e sektorit energjetik.

Kredia në fjalë përfshin vitet 2012-2015 dhe Këshilli i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore financimin e miratoi pas diskutimit që i bëri Strategjisë së re për Partneritet me vendet e ndryshme.

Në kuadër të kësaj strategjie parashikohet që për periudhën e ardhshme 4-vjeçare Banka do të financojë projektet e programet që zbatohen nga qeveria turke ose për garancitë që do të zotohet qeveria turke deri në shumë totale 4 miliardë e 450 milionë dollarë.

Strategjia në fjalë përfshin gjithashtu financimin e kredive që Institucioni Ndërkombëtar Financiar jep për investimet e sektorit privat turk dhe garancitë që Agjencia e Garantimit të Investimeve Shumëpalëshe jep për risqet jo-tregtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)