17 Maj 2024

Austria dhe Kosova marrëveshje për mbrojtjen e investimeve

Prishtinë, 9 nëntor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale Austriake i ngarkuar për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Wolfgang Valdner, në Prishtinë kanë shkëmbyer instrumentet e ratifikimit për marrëveshjen mbi Promovimin dhe Mbrojtjen e Investimeve të dyanshme.

Çitaku ka thënë së dorëzimi i instrumenteve të ratifikimit do të hapë rrugën për implementimin e kësaj marrëveshje aq të rëndësishme për të dy shtetet.

\"Investimet e huaja direkte janë motor i rritjes ekonomike dhe luajnë rol kyç në sigurimin në zhvillimn e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillim të vendit\", ka theksuar ajo.

Çitaku ka theksuar se kjo është në harmoni me Vizionin për Zhvillim Ekonomik të cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovës dhe i cili tashmë ka filluar të realizohet. Investimet e jashtme direkte janë jetike për plotësimin e objektivave të zhvillimit kombëtar dhe ndërkombëtar, të shprehura nga Kombet e Bashkuara në Konferencën Ndërkombëtare mbi Financimin e Zhvillimit të mbajtur në Monterrey dhe atë të Meksikës, në mars të vitit 2002.

Ndërkaq Valdner ka theksuar se rëndësia e kësaj marrëveshjeje qëndron në faktin se do t’i ofrojë garancione të mjaftueshme investitorëve të jashtëm se investimet e tyre do te mbrohen nga pengesat të cilat nuk janë të bazuara në zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë siq janë p.sh. sundimi i ligjit, pengesat e ndryshme administrative etj.

Në anën tjetër kjo marrëveshje, dhe marrëveshjet e tjera të tilla, do të  kontribojë në krijimin e mundësive të punësimit dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për qytetarët tanë.

Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, parasheh promovimin dhe pranimin e investimeve, trajtimin e investimeve të huaja, mjedisin dhe forcën e punës, shpronësimin dhe kompensimin, si dhe transparencën e plotë në të gjitha investimet që pritet të realizohen në një të ardhme të afërt.

Mbi të gjitha, nga ky bashkëpunim Republika e Kosovës do të dëshmohet si një vend me potencial investues që do të shpien tek nënshkrimi i marrëveshjeve me qeveritë e tjera për të investuar në Kosovë.

Realizimi i këtij bashkëpunimi është vepër e një pune të gjatë që është bërë  nga Qeveria e Kosovës për nxitjen e investimeve të huaja në Kosovë.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)