03 Maj 2024

Auditorja e Përgjithshme prezanton raportet e auditimit për sezonin 2022/23

Prishtinë, 3 maj - Me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2022/23, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca ban konferencë për media.
 
Në këtë konferencë Auditorja e Përgjithshme do të prezantojë çështjet kryesore të paraqitura në tri raporte të auditimit të  performancës që publikohen po atë ditë, si dhe informata tjera lidhur me realizimin e planit të auditimit për sezonën audituese 2022/23.

Zyrtarë të lartë të ZKA-së përgjegjës për tri auditimet në fjalë do të prezantojnë më në detaje gjetjet dhe rekomandimet që përmbajnë raportet:

·  “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit,   Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjatë vitit 2021”;

·  “Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga MINT/KIESA”; si dhe

·  “Sistemet e Informacionit në Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”.  

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)