02 Maj 2024

Auditori kritikon KRPP për mos monitorimin e tenderimeve

Prishtinë, 31 tetor - Zyra e Auditorit Gjeneral ka kritikuar Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik në Kosovë se nuk po monitoron si duhet mbikqyrjen e tenderimeve të mëdha.

Sipas Auditorit, organi i monitorimit të prokurimit në Kosovë nuk ka adresuar aspak shkeljet në fushën e prokurimit . Kreu i KRPP-së Safet Hoxha, ndërkaq, thotë se nuk qëndrojnë kritikat e Auditorit

Zyra e Auditorit Gjeneral në raportin e saj ka theksuar se Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, nuk i është përmbajtur pothuaj asnjë nga detyrave që janë pjesë e obligimeve në fushën e prokurimit.

Kreu i Auditorit Gjeneral, Lage Ollofson, ka thënë se të gjeturat rreth procedurave të prokurimit tregojnë se ende ekziston një shkallë e lartë e keqpërdorimit të parasë publike.

Më keq se Raporti i Progresit, Auditori ka gjetur se ka fshehje të mëdha të parregullsive rreth prokurimit që KRPP nuk i ka paraqitur në pasqyrat e monitorimit.
Ndërsa, për shefin i këtij institucioni, Safet Hoxha, bëhet fjalë për kritika të pabaza.

“Nuk qëndrojnë ato kritika të raportit të Auditorit. Sa i përket monitorimeve mund të them me shumë përgjegjësi se ne kemi ndryshuar qasjen ndaj kësaj. Tani ne monitorjmë aktivitetet e prokurimit, paraprakisht, e jo si më herët kur pas dy vjetëve është konstatuar se ka shkelje”, ka thënë Hoxha.

Por, nuk janë vetëm këto të gjeturat e përsëritura pothuaj çdo vit të Auditorit. Pavarësisht rekomandimeve dhe kërkesave për veprim, sipas Auditorit, KRPP, nuk i ka dhënë shumë rëndësi numrit të ankesave nga operatorët ekonomik.

Gjithashtu, sipas raportit të Auditorit, KRPP, nuk është lodhur fare të paraqes nivelin e bizneseve që kanë mashtruar institucionet duke mos kryer obligimet. Kjo për faktin, siç thotë Auditori, se lista e zezë e bizneseve në KRPP ende nuk përmban asnjë të dhënë.

Auditori ka alarmuar se ky institucion duhet të angazhohet më shumë në rritjen e transparencës dhe zbatimin e plotë të kornizës ligjore.

Për këtë Auditori i ka rekomanduar Parlamentit që t\'\'i kërkojë KRPP-së përmirësimin e nivelit të monitorimit të prokurimeve në mënyrë që të sigurohet menaxhim më i mirë i mjeteve publike.
/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)