28 Prill 2024

ATK vazhdon me monitorimin e bizneseve për arka fiskale

Prishtinë, 20 qershor - Verifikimi i bizneseve nëse janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponit fiskal, ka vazhduar edhe ditën e diel, në qytetin e Prizrenit ku Administrata Tatimore e Kosovës u fokusua te tatimpaguesit të cilët nuk janë të pajisur me pajisje elektronike fiskale (PEF,) nuk lëshojnë kuponë fiskal dhe ata tatimpagues që lëshojnë kuponë jo-fiskal. Po ashtu, veç kësaj janë monitoruar edhe punëtorët nëse janë të regjistruar.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve në teren/qyteti Prizrenit janë vizituar 5 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskal pas shërbimeve të ofruara. Gjithsej, janë lëshuar 91  gjoba në vlerë 35,125 mijë euro, si dhe do të iniciohet rast penal. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 26 punëtorë të pa regjistruar.

Administrata Tatimore e Kosovës rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore, janë të obliguar që të pajisen me pajisje elektronike fiskale (PEF) / sistem fiskal (SF) dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

Theksojmë – disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj., nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me PEF/SF dhe të lëshojnë kuponë fiskal.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)