04 Maj 2024

ATK vazhdon aksionin për mbylljen lojërave të palicencuara

Prishtinë, 22 prill - Administrata Tatimore e Kosovës, Drejtorati i Lojërave të Fatit me asistim të Policisë së Kosovës-Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Inspektoriatit Komunal, prej datës 3 mars deri më 15 prill, kanë zhvilluar aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit (LF) në Komunën e Gjakovës, Klinës, si dhe Regjionet e Prizrenit e Gjilanit.

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi në mes ATK-së, PK-së dhe Inspektoriatit Komunal me të vetmin qëllim, zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit. 

Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e  126 (njëqind e njëzet e gjashtë) njësive të Lojërave të Fatit, në Komunën e Gjakovës, Klinës, si dhe Regjionet e Prizrenit dhe Gjilanit, të cilat janë ndëshkuar në vlerë 56.875 €), e gjitha kjo si rezultat i mosrespektimit të Ligjit Nr.2004/35.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, PK-së dhe Inspektoriatit Komunal, do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)