14 Maj 2024

ATK për 7 javë mbledh të hyra në vlerë 48,5 milion euro

Prishtinë, 22 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur së nga 1 Janari deri më 22 Shkurt 2012 ka vjelë  të hyra në vlerë 48,5 milion euro për buxhetin e Republikës së Kosovës.
 
Me këtë trend të të hyrave është realizuar 17% nga totali i planit vjetor, i cili  është 287,8 milionë euro, apo rreth 6% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shuma me e lartë e vjelë gjatë tri viteve të fundit për të njëjtën periudhë.

Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti ka thënë qe sigurisht se sukseset e vazhdueshme bazohen në baza të shëndosha të ndërtuara vit pas viti dhe punë të zellshme të stafit të ATK-së. Duke ofruar shërbime sa më të mira dhe duke krijuar barazi për të gjithë tatimpaguesit.

Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK sipas Halitit është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin  e saj, në ngritjen e përmbushjes vullnetare duke respektuar kornizat ligjore.

"Ky trend është arritur fal punës së palodhshme të stafit të ATK-së, të cilët gjatë gjithë vitit paraprak kanë punuar në ngritjen e kapaciteteve  vepruese, zhvillimin e projekteve të reja, grumbullimin dhe përpunimin e informatave, rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve si  dhe ofrimin e lehtësirave  tjera për kryerjen e obligimeve  tatimore  në mënyrë vullnetare", ka theksuar Haliti.

ATK-ja, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e  përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)