09 Maj 2024

ATK në gjashtëmujorin e vitit 2011 ka inkasuar 122 milion euro

Prishtinë, 14 korrik - Drejtues të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), në prezantimin e raportit për gjashtëmujorin e vitit 2011 kanë bërë të ditur së në këtë gjashtëmujor ka mbledhur 122,102,701 euro.

“Dua të potencoj se e gjithë puna e këtij gjashtëmujori është sukses  i  gjithë  stafit  të  Administratës  Tatimore.  Po ashtu, përgjatë  këtij  gjashtëmujori kemi bërë hapa konkret për të ngritur transparencën në shërbimet tona ndaj tatimpagueseve, të cilët  do  të  kenë  më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve  vullnetare për pjesën të  cilës  ju takojnë”, ka thënë drejtori i ATK-së Behxhet Haliti.

Gjithashtu, në këtë gjashtëmujor janë përfshirë edhe aktivitet të tjera siç janë 25,128 vizita përmbushëse, 9,829 vizita vëzhguese, fiskalizimi me mbi 4,721 mijë biznese,  kurse nga fillimi i  procesit të fiskalizimit e deri më tash janë fiskalizuar 11,048 biznese, bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë  e Kosovës dhe Doganat, seminare dhe trajnime të ndryshme,16 kallëzime penale, bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve në adresimin e shqetësimeve  të tyre ku si rezultat i gjithë  kësaj  pune, janë tejkaluar edhe parashikimet për të hyrat duke mbledhur kështu 122,102,701 euro nga Tatimet dhe 42.1 milion euro nga Kontributet Pensionale.

Ndër të tjera,  Drejtori i  ATK-së, përmendi edhe sfidat që i presin  këta të fundit gjatë këtij viti, me theks të veçantë realizimin e planit të të hyrave për vitin 2011, implementimin gjithë përfshirës të arkave fiskale, implementimi i deklarimit elektronik për të gjithë tatimpaguesit, si dhe funksionalizimi i linjës së  bashkëpunimit pa pagesë,  në të cilën tatimpaguesit mund të bëjnë thirrje falas për të marrë informata që u duhen lidhur me dorëzimin e deklaratës së tyre.

 Haliti, përmbylli konferencën për media, duke potencuar se sistemi tatimor do të jetë më i efektshëm kur secili do të jetë pjesë e tij, dhe do të kontribuoj në pjesën e vetë të drejt. Gjithashtu, përmes përfaqësueseve të mediave, të cilët ishin pjesë e kësaj konference, z.Haliti  falënderoi tatimpaguesit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)