28 Mars 2024

ATK merr pjesë në samitin e radhës në Beçiç

Prishtinë, 30 maj - “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit, kohë të pasigurta të krizës së zgjatur gjeopolitike dhe ekonomike” ishte tema e radhës e samitit në Beçiçit, në të cilin po merr pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i ATK-së Ilir Murtezaj dhe zv. Drejtor Ekzekutiv Nijazi Asllani.

Në këtë samit, i cili ka nis nga data 29 maj, po marrin pjesë vende të ndryshme të rajonit, si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia, të cilat kanë pasur mundësin e diskutimit dhe prezantimin e përvojave të tyre me shtetet e tjera.

Drejtori Murtezaj ka prezantuar reformat e bëra, si dhe të arriturat tjera në funksion të përmbushjes tatimore. Ndër tjera, drejtori i ATK-së ka folur edhe për sistemin tatimor të Kosovës, i cili vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, si shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti të favorshëm për investimet e huaja.

Po ashtu, gjatë këtij prezantimi z. Murtezaj foli edhe për rezultatet e ATK-së në inkasimin e të hyrave, të cilat siç theksoi ai kanë tejkaluar pritshmërit e planifikuara. Ai tha se i gjithë ky progres është fal rritjes së llogaridhënies, krijimit të sistemit digjital të shërbimeve, të cilat në masë të madhe kanë eliminuar konfidencën  mes biznesit dhe zyrtarëve të ATK-së.

Ky samit është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave, si dhe krijimin e një dialogu për luftimin e dukurive negative në përmbushjen tatimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)