16 Maj 2024

ATK mblodhi 186 milion euro

Prishtinë, 28 gusht  - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, ka bërë të ditur për gazetën “Epoka e re” se që nga fillimi i këtij viti e deri tani ATK-ja ka mbledhur mbi 186 milion euro dhe që ka përmbushje të planit për 99 për qind.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të hyrat në ATK janë rritur më tepër për 7 për qind. Drejtori Haliti, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka bërë të ditur se bizneset e komunitetet serbë, përfshirë edh ato që veprojnë në regjionit e Mitrovicës, po paguajnë tatimet shtetit të Kosovës.

Haliti ka hequr dyshimin se rënie ekonomike e Kosovës, për 3.8 për qind, mund të ketë ndikim tek të hyrat e ATK-së. Sipas tij nuk ka kurrfarë problemi dhe se ritmi i rritjes së të hyrave të ATK-së, ka vazhduar në pjesë e parë të këtij viti.

Haliti ka deklaruar se një ndër sfidat e ATK-së në dhjetë vitet e fundit, është baza tatimore e borxheve të pa mbledhura.

\"ATK-ja në mënyrë të fuqishme është duke  adresuar çështja e borxheve të mbetura,-zbatimi është decentralizuar të zyrat regjionale, qendra e thirrjeve është duke plotësuar përpjekjet  për mbledhjen e tatimeve  dhe janë duke u monitoruar aktivitetet në të gjitha zyrat e ATK-së, përmes një aplikacioni kompjuterik të zhvilluar nga vet organizata dhe i bazuar në rrjetin e internetit i cili shfrytëzon teknologjinë Share Point\", ka theksuar ai.

Sipas tij Borxhet e ndaj ATK-së, janë mbledhur për tetë vite që nga viti 2000 deri në 2008 dhe aty bizneseve akumuluara.

\"Në gjatë viteve po shikojmë që t’i adresojmë më shumë borxhet e mbetura. Kurse për amnisti, nuk ka vend, sepse ne që nga viti 2008, me vendim të qeverisë, është bërë një lëvizje. Tani borxhi total ndaj ATK-së, është rreth 200 milion euro, ku në të bënë pjesë edhe ndëshkimi apo dënimi që është bërë për shkaka të mospagesës së borxheve\", ka pohuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)