26 Mars 2023

ATK mbledh 177 milion euro të hyra për 3 muaj, 23 milion euro më shumë se plani

Prishtinë, 2 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar seka vazhduar me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti.

ATK bën të ditur së janë realizuar 177.7 milion euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmërit për 23.2 milion euro apo 15.1 % me shume.

Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë janë inkasuar te 42.9 milion euro apo 31.9% më shumë.

Ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikator, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore, si një prej objektivave më të rëndësishme të ATK-së.

Po ashtu, bazuar në Planit Strategjikë 2022-2026 i cili vë thekësin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizoj përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)