05 Maj 2024

ATK mbledh 105 milionë euro

Prishtinë, 30 maj -  Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur të inkasojë mbi 105 milionë euro apo 40 për qind nga projeksioni i të hyrave për vitin 2010, ku parashihet të mblidhen mbi 270 milionë euro.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Behxhet Haliti, tha kjo shumë e mbledhur paraqet 22 për qind rritje në krahasim me një vit më parë.

\"Objektivi i të hyrave është që të mblidhen 270 milionë euro gjatë gjithë vitit dhe ne këtë do të arrijmë përmes përpjekjeve të vazhdueshme profesionale nga i gjithë stafi”.

Sipas tij, bazuar në ecurinë e të hyrave nëpër vite, shihet se të hyrat e zakonshme janë më të larta në gjashtëmujorin e dytë dhe ne presim që ky trend të vazhdoj. “Plani i paraparë do të realizohet dhe tejkalohet\", tha Haliti gjatë një bisede wpr Lajm.

Sipas tij, prioritetet themelore të administratës mbeten ndërtimi dhe funksionalizimi i Qendrës së thirrjeve, operacionalizimi i Njësisë për Hetim Tatimorë, trajtimi i borxheve nga lista e debitorëve, fiskalizimi dhe pajisja me arka fiskale e tatimpaguesve etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)