16 Maj 2024

ATK mban edukim dhe shërbim tatimor për çdo tatimpagues

Prishtinë, 6 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës,  gjatë kësaj jave ka mbajtur një seminar me tatimpagues të komunitetit serb në komunën e Graçanicës dhe Shtërpcë,  me temën: Reformat në Regjistrimin e Bizneseve, Reformat në Deklarimin dhe Pagesën e Tatimeve dhe Kontributeve Pensionale në mënyrë elektronike, Shembull praktik : si regjistrohet tatimpaguesi në EDI, si bëhet deklarimi dhe pagesa e tatimit përmes EDI-t, Legjislacioni tatimor dhe risitë në legjislacionin tatimor, si dhe për të rejat nga ATK.

Në këtë seminari, tatimpaguesit janë njoftuar me shembuj praktik si bëhet regjistrimi i biznesit, deklarimi dhe pagesa përmes sistemit elektronik – EDI.

Gjatë këtij seminare pjesëmarrësit u informuan, lidhur me reformat në regjistrimin e biznesit, mënyrën e përdorimit të deklarimit elektronik për Tatim në Paga dhe Kontribute Pensionale dhe TVSh, deklarim i cili është në dispozicion të tatimpaguesve që nga data 1 Maj 2012, ku fillimisht do të jetë mundësi alternative e deklarimit, e nuk do të jetë domosdo e vetmja formë e deklarimit të tatimeve dhe Kontributeve Pensionale. Forma aktuale e raportimit, përmes formularëve të posaçëm dhe raportimit tremujor, ka qenë e të mund të përdoret deri në fund të muajit Korrik 2012.

Pjesëmarrësit gjithashtu u njoftuan për periudhën tremujore, e cila do të jetë parapërgatitore, informuese e vetëdijësuese për punëdhënësit deri në kalimin e plotë dhe të vetëm në sistemin e deklarimit elektronik.

Duke filluar nga 1 Gushti 2012, asnjë raportim a deklarim në formë tjetër për Kontributin Pensional, Tatimin në Paga dhe TVSh, përveç deklarimit elektronik përmes ueb-faqes së ATK-së, nuk ka qenë e  mund të përdoret nga tatimpaguesit.

Përveç temave të lartpërmendura në seminar janë trajtuar edhe çështje të tjera si: ndryshimet në legjislacionin tatimor si: ndryshimet në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Tatimin në Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, ATK iu ka ofruar përgjigje adekuate.

Pjesëmarrës në këto seminare ishin tatimpagues, organizata biznesi, njësi të përhershme, OJQ, përfaqësues të tyre, si dhe qytetarë të interesuar për temat e lartpërmendura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)