24 Prill 2024

ATK-ja mbledh 158 milion euro për Buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 12 tetor -  Administrata Tatimore e Kosovës, (ATK) ka prezantuar shifrat për periudhën Janar-Shtator të vitit 2010 ku ka rritje të realizimit të të hyrave. Të hyrat nga tatimi sipas ATK-së gjatë këtyre muajve janë 158.680.459 euro, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje të të hyrave për 14 për qind, apo 19.8 milion euro më shumë. 


Sipas drejtorit të ATK-së Behxhet Haliti, ku institucion ka treguar rezultate rekorde të të hyrave krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara.

“Përkundër vështirësive në terren ATK-ja ka arritur t’i tejkaloi shifrat e parapara. Deri më tani ATK-ja ka lëshuar rreth 61.114 numra fiskal nga të cilët 55.193 janë biznese dhe 5.921 janë persona fizik. Bazuar në këto rezultate ATK-ja konstaton se ka realizuar me sukses planin e lëshimit të numrave fiskal”, tha ai.

Haliti tha se edhe inkasimi i borxheve ka shënuar rritje për periudhën janar-shtator 2010.
“ATK-ja për këtë kohë ka inkasuar 24.9 milion euro, apo për 2.7 milion euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo në përqindje 21.3 për qind”, tha ai.

Haliti tha se edhe zbatimi i projektit për arka fiskale është në fazën e implementimit dhe janë pajisur deri më tani rreth 5349 tatim pagues dhe janë instaluar 6070 pajisje fiskale.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)